Zyrtare: Xherdan Shaqiri transferohet te Liverpool

Futbollisti kosovar i Stoke City, Xherdan Shaqiri, u transferua në Liverpool, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e publikuar nga Liverpooli, thuhet se për Shaqiri-n kanë paguar një klauzolë prej 13,5 milionë sterlinë, ndërsa me sulmuesin shqiptar kanë nënshkruar një marrëveshje afatgjatë.

Futbollisti 26 vjeçar në Liverpool sezonin e ardhshme do të vesh fanellën me numër 23.

Xherdan Shaqiri për Kombëtaren e Zvicrës ka luajtur në 74 ndeshje, ndërsa sezonin e kaluar me fanellën e Stoke City në 36 ndeshje në ligë kishte shënuar 8 gola dhe 7 asiste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button