Përcaktohet arbitri i finales së Botërorit

Tifozët e Francës dhe Kroacisë janë në dilemë se cila humbje e Argjentinës i ka djegur më shumë arbitrit Nestor Pitana.

Si skuadra transalpine ashtu edhe dalmatët kanë arritur të fitojnë kundër Argjentinës në faza të ndryshme të Botërorit të Futbollit, por tani si për ironi të fatit, ekipet finaliste do të jenë në dorë të arbitrit nga vendi që e mundën, transmeton TCH.

Nestor Pitana do të gjykojë sfidën e fundit të turneut të kësaj vere, të programuar të dielën në orën 17:00 në stadiumin “Luzhniki” të Moskës. Bilbili nga Amerika Latine do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij Maidana dhe Lattes, ndërsa holandezi Bjorn Kuipers do të jetë arbitër i katërt.

Në botërorin e futbollit në Rusi, Nestor Pitana do të drejtojë ndeshjen më të rëndësishme të karrierës. Një profesionist që prej vitit 2007, ai ka qenë pjesë edhe ën botërorin e kaluar në Brazil. Ndërkohë sistemi i videoarbitrit do të jetë në dorë të italianit Irrati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button