Tetovë, sot do të hapet objekti i ish-Radio Tetovës, i zbukuruar dhe me plotë energji

Democracy Lab (Tetovë), Toestand (Bruksel) dhe Termokiss (Prishtinë)  ngritën iniciativë për të ringjallur dhe transformuar hapësirat e braktisura. Gjatë ditëve të kaluara ekipe të ndryshme të vullnetarë/eve të palodhshëm/e nga Tetova, Belgjika dhe Prishtina kanë punuar të transformojnë dhe rizgjidhin dy vende të braktisura në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Në rrjetin social Facebook njoftohet se sot do të bëhet hapja e hapësirave të reja dhe atë:

– HAPJA E HAPËSIRËS SË MBYLLUR –
Nga 14:00 deri më 18:00: ish ‘RADIO TETOVA’
PREZENTIM, EKSPOZITË, PUNËTORI;
DHURO NJE LIBER!

– MARSHOJMË SË BASHKU –
Nga 18:00 deri më 19:00: HAPËSIRA E MBYLLUR – HAPËSIRA E HAPUR

– FESTA E HAPËSIRËS SË HAPUR –
Nga 19:00 deri më 00:00: Skate Park / Parku i Ri i Qytetit (Pranë Stacionit të Autobusëve)
MUZIKË, NGRËNIE&PIJE, AKTIVITETE, GRAFFITI, SKATEBORDING.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button