Zaev-Timonie: Maqedonia shkon në drejtim të duhur, e ka përkrahjen e Francës

 Ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonie sot në takim me kryeministrin Zoran Zaev ka vlerësuar se shteti shkon në drejtimin e duhur dhe se e ka përkrahjen e Francës në proceset integruese.

Pres shërbimi qeveritar kumtoi se në takim, kryeministri Zaev ka theksuar se ftesa e marrë për fillim të negociatave inkuadruese me NATO-n dhe datën e paralajmëruar për fillim të negociatave me BE-në, për Maqedoninë dhe për qytetarët janë fillim i realizimit të qëllimeve strategjike.

Kryeministri i Maqedonisë ka paralajmëruar se  në periudhën e ardhshme  në mënyrë më aktive do të përkushtohet në zhvillimin ekonomik që hapet  si perspektivë nga proceset aktive integruese euroatlantike.

Zaev ka shprehur bindje se qytetarët e referendumit të ardhshëm do të sjellin vendim për të ardhmen e tyre.

Është biseduar edhe për shumë çështje aktuale politike dhe është konstatuar se funksionimi i shtetit juridik është me rëndësi të madhe për qytetarët dhe shtetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button