Bejli: Pas një viti, Maqedonia në NATO

Ambasadori amerikan Xhes Bejli, në një intervistë ekskluzive për Alsat M thotë se pas një viti Maqedonia do të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s me emrin Maqedonia e Veriut. Ai në intervistën me gazetaren Arta Tahiri thotë se anëtarësimi i plotë në Aleancën Veriatlantike është në të mirë të tërë Rajojnit. Bejli thotë se qytetarët në referendumin e vjeshtës duhet të vendosin për ardhmërinë evropiane të vendit të tyre, njëjtë sikurse aktorët politik.

“Shpresoj ta shoh Maqedoninë si Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtarja e 30-të e NATO-s. Mendoj se kjo është e rëndësishme për shkak se shumë njerëz në këtë shtet e ndjejnë një lloj nervozizmi për ardhmërinë e këtij shteti, disa madje thonë se ose do të ndahemi ose gjëra të ngjashme. Dhe mendoj se kjo është mundësi e mirë që të ndaleni dhe të shikoni historinë në 100 vitet e fundit, problemet, ndonjëherë dhunë, çështjet me Bullgarinë, Shqipërinë dhe Greqinë. Tani e keni shansin që fqinjët t’i bëni Aleatë. Dhe kjo do të thotë se ata do të respektojnë integritetin territorial, sovranitetin tuaj dhe ju të atyre. Dhe mendoj se ky është një ndryshim i madh për këtë rajon, nëse e krahasoni me kursin e shekullit të kaluar”, tha Bejli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button