Çfarë po ndodh me Justin Bieber? Pas fejesës, vjen papritur edhe dasma

Ka kaluar më pak se një javë që nga propozimi për martesë që Justin Bieber i bëri Hailey Baldwin. Dy ditë më parë Bieber e konfirmoi përmes një fotoje në Instagram, se ai dhe modelja e njohur janë fejuar zyrtarisht. Pas kësaj fejese të papritur, sipas People vjen edhe martesa. Një burim ka treguar për “People”, se dyshja po planifikojnë të bëjnë një dasmë të vogël me pak të ftuar, shkruan Class.

“Ata nuk po planifikojnë një dasmë të madhe me shumë njerëz. Në ceremoninë e martesës do të jenë të pranishëm vetëm familjarët e tyre. Ata po martohen shumë të dashuruar dhe nuk duan një dasmë të madhe për sytë e botës”,-është shprehur burimi për People.

Fejesa e Justin Bieber me modelen Hailey Baldwin erdhi në momentin që më pak pritej, pasi ylli kanadez nuk kishte shumë kohë që ishte ndarë nga Selena Gomez. Mirëpo, Justin e mori këtë vendim dhe Selena nuk ka reaguar ende rreth kësaj fejese. Ajo disa ditë më parë thjesht u shfaq në New York me një bluzë ku mbi të shkruhej “Vetëm të fortët mbijetojnë”.

Gjithsesi, ajo e ka dhënë një mesazh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button