Maqedoni, harmonizohet ligji sipas të cilit partitë do të financohen prej buxhetit

Ligji për financimin e partive politike është harmonizuar dhe është dërguar në Kuvend, ndërkaq propozimi është që partitë të financohen me para shtetërore, njofton Portalb.mk.

Ndryshimet në këtë ligj dhe të ligjit për qeveri ishin kusht i vendosur nga VMRO-DPMN përpara se të formohet Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Kjo është pjesë e pakos reformuese që në mars janë marrë vesh pushteti dhe opozita. Në konferencën e djeshme për shtyp, pushteti ka shprehur vullnet për ndryshim, por ka porositur se ajo nuk do të jetë nën ultimatum.

Partitë do të financohen nga buxheti shtetëror, për çka për këtë qëllim do të ndahen disa miliona euro, në pajtueshmëri me rezultatet zgjedhore. Qëllimi është që të sigurohet pavarësi të partive, deklaroi në mars kryeministri Zoran Zaev, pas takimit për atë çështje me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Qëllimi i financimit të partive politike është ndryshimi i cili do t’i bëjë rezistues ndaj ndikimeve politike, nëpërmjet donacioneve, nëpërmjet ndihmave nga çdo lloj. Duhet që të sigurohet pavarësi më e madhe e partive. Anëtarësitë dhe donacionet dhe të ardhurat tjera, ashtu siç janë kreditë ose të ardhurat tjera duhet që të mbeten. Janë kudo në botë. Por, edhe nëse ngelen, ajo do të thotë se partitë politike, gjithnjë e më pak do t’i përdorin kur kanë një pavarësi të këtillë”, tha Zaev dhe shtoi se për këtë çështje pret konsensus nga partitë tjera politike dhe nga qytetarët.

Sipas ligjit të ri, partitë do të financoheshin nga buxheti, dhe jo nga donacionet anonime, që do të duhej t’u mundësojnë transparencë dhe kontroll më të madhe.

Edhe organizatat joqeveritare vlerësojnë se ishte i nevojshëm reforma e këtij sistemi, pasi që sipas tyre, donatorët anonim i kanë transferuar fushatat zgjedhore në lavatriçe të parave të pista. Sipas tyre, problemi më i madh është heshtja e organeve të ndjekjes, të cilët nuk kanë zbatuar asnjë hetim efikas për krim zgjedhor.

Ndryshe, ligji për KSHZ a skaduar më 29 qershor dhe pritet që të miratohet ligji për financimin e partive politike që të zhbllokohet procesi përpara referendumin për Marrëveshjen me Greqinë, gjegjësisht për çështjen e emrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button