Aktorët e kanë pastruar Qendrën Klinike “Nënë Tereza”

xNjë grup i aktorëve sot kanë kryer aksion për pastrimin e oborrit të Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe përgjegjësisë së tyre ndaj mjedisit jetësor, njofton Portalb.mk.

Aktorja Sanja Arsovska nga Teatri i Dramës ka deklaruar se sezoni në teatrot ka mbaruar, kanë pasur kohë të lirë, dhe kanë vendosur që ta shfrytëzojnë me qëllim që të jenë përgjegjës ndaj shoqërisë.

“Vendosëm të fillojmë aksion veror në të cilën çdo të diel në vende të ndryshme kritike do t’i mbledhim mbeturinat. Qëllimi i tërë kësaj iniciative është që ta nxitin ndërgjegjen te qytetarët e pandërgjegjshëm dhe përgjegjësinë e tyre ndaj mjedisit. Do të tentojmë të bëjmë revizion të asaj që e ka bërë “Higjiena Komunale”. Nëse mbarojmë për shpejtë do të transferohemi në vend tjetër”, tha Arsovska.

Ajo shtoi se qëllimi i tyre nuk është që të garojnë me ndërmarrjen “Higjiena Komunale”, por si artistë të cilët kanë për obligim të jenë përgjegjës ndaj shoqërisë, qëllimi i tyre është që t’u tregojnë qytetarëve për të pasur ndërgjegje më të madhe ekologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button