Twitter pastron llogaritë e rreme dhe ato të deaktivizuara

 Rrjeti social Twitter ka filluar të heqë nga platforma e saj miliona llogari të rreme dhe të dyshuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Disa nga përdoruesit më të njohur të rrjetit social Twitter, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, u përballën me një ulje qindra mijëshe të numrit të ndjekësve të tyre.

“Veprimi lidhur me këtë çështje fillon sot”, shkroi drejtori Ekzekutiv dhe bashkëthemelues i Twitter-it, Jack Dorsey, i cili tha se ka humbur rreth 200.000 ndjekës.

Dje, Twitter bëri të ditur për fillimin e një aksioni për heqjen e llogarive të “mbyllura”, të cilat ishin deaktivizuar nga shkaku se Twitter i konsideroi të dyshuara ose të rreme.

Llogaria zyrtare e Twitter-it, @Twitter, është njëri nga humbësit më të mëdhenj nga kjo fushatë e pastrimit, meqë ka humbur rreth 10 milionë ndjekës, ose 12 për qind nga totali, me çka aktualisht ka 55 milionë ndjekës.

Trump humbi rreth 200.000 ndjekës. Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, humbi afërsisht 2.6 milionë ndjekës, ndërsa llogaria zyrtare e këngëtares Katy Perry, tashmë është me 2.7 milionë ndjekës më pak.

Në një njoftim të bërë, drejtorja Ekzekutive e kompanisë, Vijaya Gadde, tha se Twitter ka përllogaritur se përdoruesi mesatar do të humbiste katër ndjekës.

“E kuptojmë se situata e krijuar mund të jetë e vështirë për disa, megjithatë ne besojmë se saktësia dhe transparenca e bëjnë Twitter-in një shërbim më të besueshëm për biseda publike”, tha Gadde.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button