Tramp ka garantuar se me Putinin nuk do të negociojë për Krimenë

Presidenti amerikan Donald Tramp në takimin me kolegun e tij ukrainas gjatë Samitit të NATO-s ka konfirmuar se pozita zyrtare e SHBA-së është se Krimeja i takon Ukrainës, njofton korrespondenti i MIA-s në Uashington.

Në takimin me kolegun e tij, Petro Poroshenko në Bruksel, Tramp ka garantuar se nuk do të negociojë për Krimenë në takimin e ardhshëm me presidentin rus, Vlladimir Putin në Helsinki.

Poroshenko këtë e deklaroi në intervistën për televizionin “Frans 24” në të cilën ka rekomanduar se nëse Tramp negocion për Krimenë, ajo do të jetë shkelje e të drejtës ndërkonmbëtare dhe marrëveshjeve për siguri që Ukraina i ka nënshkruar me shtetet e tjera perëndimore, si dhe mohim të deklaratave zyrtare të Aleancës së NATO-s.

Kryetari i Ukrainës ka kritikuar gazifikimin mes Rusisë dhe Gjermanisë si një variant “politik” dhe të “rrezikshëm” të Evropës.

Në intervistë, Poroshenko ka shprehur optimizmin për këmbim të mundshëm të pengjeve me Rusinë me çka mund të lirohet Oleg Sencov, krijues filmash nga Krimeja i cili në Rusi është dënuar me 10 vite burg për shkak të terrorizmit, që për shumë kë konsiderohet si proces i montuar gjyqësor. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button