Sëmundja e gjykatësit Shabani, e ka anuluar “Tenderët” për 25 shtator

Për shkak sëmundjes së gjykatësit Osman Shabani, sot në Gjykatën Penale në Shkup nuk është mbajtur seanca gjyqësore për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Tenderët”, në të cilën e akuzuar e parë është ish ministrja e Kulturës, Elizabaeta Kançeska-Milevska, në lidhje me tenderin për mbarimin e punëve ndërtimtare në Muzeun e Luftës Maqedonase për Shtetësi dhe Pavarësi nga projekti “Shkupi 2014”, njofton Portalb.mk.

Seanca e re është caktuar për më 25 shtator, kur do të dëgjohen dëshmitarët e Prokurorisë dhe palës mbrojtëse. Termin i dytë, i rezervuar për seancë të re është caktuar për më 4 tetor.

Në këtë rast, të akuzuar janë edhe dy anëtarë të Komisionit për Furnizime Publike.

Sipas akuzës, një pjesë të punëve ndërtimtare në Muzej janë mbaruar në dobi të personit juridik “Beton” nga Shtipi. Përpara se të publikohet shpallje për ndarje të marrëveshjes për furnizime publike dhe përpara se të zbatohet procedura, në mënyrë të paligjshme, Kançeska-Milevska nëpërmjet bisedës me drejtorin gjeneral të ndërmarrjes “Beton” i ka thënë që të vazhdojë puna në Muze ku janë kryer punë ndërtimtare sipas marrëveshjes paraprake për furnizime publike.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TENDER” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button