Turqi, burg të përjetshëm për 84 të akuzuar

Gjithsej 84 të akuzuar u dënuan me dënime të shumëfishta të përjetshme me burg në kuadër të një prej procedurave kryesore gjyqësore për tentimin e grusht shtetit për çka u fajësua organizata FETO më 15 korrik të vitit 2016.

Gjykata turke sot shqiptoi dënime të shumëfishta të përjetshme me burg për 72 të akuzuar që ngarkohen për tentim rrënimin e rendit kushtetues, ndërsa edhe 12 të akuzuar u dënuan me dënime të njëjta për vrasjen e Olçok dhe të birit të tij.

Të akuzuarit tjerë morën dënime me burg në kohëzgjatje prej 15 deri në 17 vite. FETO dhe lideri i saj, Fetullah Gylen, akuzohen se zhvilluan fushatë shumëvjeçare për shkatërrimin e shtetit duke u infiltruar në institucionet turke, veçmas në ushtri, polici dhe gjyqësor, por akuzat u mohuan nga Gylen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button