Mickoski: Rrëzimi i këtij pushteti nuk do të jetë i lehtë, as i shpejtë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në televizionin “Sonce” ka marrë pjesë në emisionin “Jadi Burek”, ku ka thënë se qëllimi kryesor i VMRO-DPMNE-së është që të rrëzohet kjo qeveri, njofton Portalb.mk.

“Qartë e shoh atë qëllim përfundimtar. Atë e tregojnë edhe anketat. Atë e tregojnë edhe takimet me qytetarët në terren, se VMRO-DPMNE fortë qëndron në këmbë përsëri dhe se VMRO-DPMNE po shkon drejt trajektores së vërtetë dhe ajo është deri në rrëzimin e plotë të këtij pushteti jo të popullit dhe anacional e cila për momentin, për fat të keq udhëheq me Maqedoninë. Por, përsëri do të them, kjo rrugë nuk është e lehtë, as e shpejtë, por as e thjeshtë”, tha Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button