Pitana gjyqtar kryesor i finales

Argjentinasi Nestor Pitana është përzgjedhur gjyqtari kryesor për finalen e Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë.

Ndeshja e madhe e së dielës është e para e këtij lloji për Kroacinë, ndërsa e treta në histori të “Les Bleus”.

FIFA njoftoi sot se Pitana do të jetë gjyqtari kryesor, i asistuar nga Hernan Maidana dhe Juan Belatti, teksa Bjorn Kuipersë është gjyqtari i katërt, transmeton KTV.

43-vjeçari ishte gjyqtari kryesor edhe në sfidën hapëse mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Sa i përket ndeshjes për vendin e tretë mes Belgjikës dhe Anglisë, gjyqtar do të jetë iraniani Alireza Faghani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button