Meta: Përshëndes ftesën e NATO-s drejtuar Maqedonisë

Në një reagim në rrjetin social Twitter, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur vendimet e Samitit të NATO-s, të mbajtur në Bruksel, transmeton Top Channel. 

Samiti, sipas asaj që shkruan Meta, përforcoi lidhjen jetike transatlantike përmes vendimeve edhe më angazhuese për të gjithë.

“Përshëndes ftesën për anëtarësim drejtuar Republikës së ardhshme të Maqedonisë së Veriut, katalizator për më shumë siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, deklaron Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button