Shekerinska me 18 kolegë nga NATO nënshkroi Memorandum për mirëkuptim

Ministrja е Мbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot në selinë e NATO-s në Bruksel, nënshkroi Memorandum për mirëkuptim me të cilin Maqedonia i bashkëngjitet iniciativës “Smart Difens” për municion për luftë tokësore.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Memorandumin e mirëkuptimit ministrja Shekerinska e nënshkroi me 17 ministra të mbrojtjes nga vendet-anëtare të NATO-s, dhe me kolegun e saj nga Finlanda, partnere e NATO-s.

Përveç Belgjikës, si udhëheqëse e kësaj iniciative, midis nënshkruesve të Memorandumit janë Gjermania, Franca, Danimarka, Spanja, Norvegjia, Austria, dhe nga rajoni – Sllovenia dhe Mali i Zi.

нато меморандум

Memorandumi për mirëkuptim vendos kornizë e cila siguron grupimin e planeve kombëtare afatshkurtra dhe afatgjata për furnizime me municione për luftë tokësore. Ajo domethënë se duke punuar së bashku, vendet anëtare të kësaj iniciative do të fitojnë municion me çmime më të ulëta, do të harmonizojnë rezervat dhe do të zbatojnë zgjidhje të përbashkëta për deponim afatgjatë.

Iniciativa për municion për luftë tokësore siguron ndërveprim më të mirë të njësive të deklaruara të Armatës së Republikës së Maqedonisë, veçanërisht të grupit të batalionit të lehtë të këmbësorisë. Gjithashtu, mundësohet kursim i mjeteve financiare gjatë furnizimit të municionit, ndërsa vet anëtarësimi në këtë iniciativë nuk ka përmirësime financiare, shkruan në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button