Tetë ditë paraburgim për kryetarin e Komunës së Novo Sellos i cili u kap duke trafikuar cigare

Gjykatësja e Gjykatës Themelore të Strumicës i caktoi tetë ditë paraburgim kryetarit të Komunës së Novo Sellos, Boro Stojçev, transmeton Portalb.mk.

Masa e njëjtë u është përcaktuar edhe tre të akuzuarve tjerë, ndërsa njërit të akuzuar i është marrë pasaporta dhe i njëjti duhet njëherë në javë të paraqitet në Gjykatën Themelore në Strumicë.

Kryetari i Komunës së Novo Sellës dhe të dyshuarit tjerë dyshohen për trafikim të cigareve, ndërsa masën e paraburgimit do ta kalojnë në burgun e Prilepit.

Ndryshe, pardje rreth orës 19:00 në afërsi të vendkalimit kufitar me Maqedonisë dhe Bullgarisë, në fshatin Badilen, policia i arrestoi pesë persona të cilët kanë trafikuar rreth 3.300 stekë të cigareve me vlerë prej 3.245.589 denarësh.

Prokuroria Themelore Publike në Strumicë i akuzon për vepër penale “kontrabandë” për të cilën parashikohet dënim me burg nga gjatë muaj deri në pesë vjet.

E kapin duke trafikuar cigare, arrestohet kryetari i Komunës Novo Sellë, MPB e publikoi videon e aksionit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button