Instituti për Demokraci: Ligji për amnisti për 27 prillin është kundër konkluzave të Këshillit të Evropës

Ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë në vitin e kaluar ishin përpjekje për pengim të ndryshim të pushtetit, kështu që me iniciativën e VMRO-DPMNE-së për amnisti, vihen në pikëpyetje sundimi i ligjit, paprekshmëria e jetës së tjetrit dhe proceset demokratike, reagojnë nga Instituti për Demokraci, njofton Portalb.mk.

“Njëkohësisht, qëllimet e një ligji të këtillë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me konkluzat e Këshillit të Evropës në lidhje me Maqedoninë. Në konkluzat qartë thuhet se “përgjegjësia për sulmin në Kuvend patjetër duhet që të konstatohet”. Pra kjo iniciativë i shkatërron mundësitë që Maqedonia t’i fillojë bisedimet duke e pasur parasysh atë që me vetëdije shkohet kundër konkluzave të Këshillit”, thuhet në apelin e tyre.

Ata bëjnë thirrje deri te të gjitha palët që të mbajnë llogari për interesat shtetërore dhe strategjike të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button