Thirrje Evropës që të mos diskriminojë myslimanët

Komisari për të drejtat e njeriut në Këshillin Evropian (KE) Nils Muiznieks u bëri thirrje qeverive evropiane që të “heqin dorë nga ligjet dhe dispozitat që kanë të bëjnë vetëm për myslimanët”, siç është ligji francez mbi mbulimin e myslimaneve i vitit 2010.

“Qeveritë do të duhej të heqin dorë nga ligjet dhe dispozitat që kanë të bëjnë vetëm për myslimanët dhe të ndalojë diskriminimin në baza fetare dhe të bindjeve në të gjitha fushat”, shkruan ai në letrën e publikuar në faqen e rrjetit të një organizate panevropiane.

Ai konsideron se myslimanët në Evropë “rregullisht hasin në paragjykime, diskriminime dhe dhunë të formave të ndryshme, të cilat përforcojnë përjashtimin e tyre social”.

Duke iu referuar një studimi të Agjencisë së BE-së për të drejtat themelore të njeriut, “çdo i treti mysliman ka qenë i nënshtruar diskriminimit gjatë 12 muajve të fundit”, ndërsa “çdo të katërtin mysliman të anketuar ka arrestuar policia gjatë vitit të fundit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button