Pendarovski: Detyra jonë për NATO është ta implementojmë marrëveshjen për Emrin (VIDEO)

Koordinatori nacional për përgatitjen e Maqedonisë për hyrje në NATO, Stevo Pendarovski nga selia e NATO-s në Bruksel tha se sot e fitojmë ftesën që t’i fillojmë bisedimet hyrëse, njofton Portalb.mk.

“E thënë ashpër praktikisht do të ketë dy sesione për çështje politike dhe teknike, ashtu siç ka qenë me të gjitha vendet që kanë dashur të anëtarësohen në të kaluarën”, tha Pendarovski.

Sipas tij, ajo çfarë është e specifikuar për Maqedoninë është detyra konkrete që të implementohet Marrëveshje për Emrin me Greqinë.

“Do me thënë nuk do të jenë të mjaftueshme vetëm kushtet ushtarako-teknike dhe politike, por në katër deri në gjashtë muajt e ardhshme, duhet që patjetër ta mbarojmë procedurën për ratifikimin për referendum në lidhje me Marrëveshjen dhe kuptohet të aplikohen ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Pendarovski.

Sipas vlerësimit të tij, diku rreth mesit të janarit të vitit 2019 do të duhej që, ashtu siç thotë ai, të mbarojnë me sukses këto bisedime të cilat janë rutinë për çdo shtet që dëshiron të anëtarësohet në NATO.

“Kjo është specifika jonë, pra ta implementojmë Marrëveshjen për Emrin me Greqinë. Pas kësaj vijon procedura e ratifikimit në të gjitha parlamentet e vendeve anëtare dhe ajo mund të zgjat përafërsisht një vit”, deklaroi Pendarovski.

http://portalb.mk/540857-maqedonia-sot-merr-ftese-per-fillimin-e-bisedimeve-per-hyrje-ne-nato/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button