Taksistët protestojnë për vendparkim në Bit Pazar

Dhjetëra taksistë sot kanë bllokuar udhëkryqin tek gjykatat në Shkup me kërkesën për të rikthyer në përdorim stacionin e vjetër, përveç të riut që është caktuar përballë poliklinikës në Bit Pazar, njofton Alsat M.

Nga Qyteti i Shkupit hedhin poshtë kërkesat duke theksuar se problemi shumëvjeçar  është zgjidhur me ngritjen e pikës së re të parkimit për taxi. Krerët e qytetit i bëjnë thirrje taksistëve respektojnë vendimin dhe të mos shkaktojnë kaos në komunikacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button