Parandalimi i diabetit të tipit 1 në fëmijëri

Ekspertet besojnë se kanë gjetur një mënyrë për të parandaluar zhvillimin e diabetit të tipit 1 tek foshnjat me rrezikshmëri të lartë.

Ideja është që të trajnohen sistemi imunitar i foshnjave duke iu dhënë insulinë në formë të pudrës, duke krijuar kështu një mbrojtje jetëgjate, transmeton Klan Kosova.

Insulina është hormoni që kontrollon nivelin e sheqerit, i cili përkeqësohet me shfaqjen e diabetit.

Studiuesit kanë deklaruar se kjo terapi është e sigurt, dhe aktualisht janë duke u zhvilluar testimet tek njerëzit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button