Hoxha: Rekomandimi për vizat, para pushimeve verore

Ministrja kosovare e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha njofton se Komision Evropian do ta publikojë rekomandimin për liberalizimin e vizave para pushimeve verore.

Ajo në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, ka thënë se institucionet e Kosovës presin që rekomandimi të jetë pozitiv meqë të gjitha kriteret janë plotësuar.

Hoxha gjithashtu ka paralajmëruar se pas marrjes së rekomandimit për vizat do të lansohet fushata që ka për qëllim informimin e qytetarëve për të mos e keqkuptuar liberalizimin.

Ajo ka thënë se Kosova ka arritur të vërë në kontroll emigrimin dhe sipas Hoxhës, Kosova ka statistikat më të ulëta jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.

Brukseli pati premtuar që nga fundi i qershorit apo fillimi i korrikut Komisioni Evropian të dalë me rekomandimin për liberalizimin e vizave dhe rreth kritereve të përmbushura. Ndër kriteret kyçe është ai i dëshmive se Kosova po e lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin. Nëse organet e BE-së rikonfirmojnë vullnetin e tyre për liberalizim të vizave, më pas u mbetet edhe vendeve anëtare të BE-së që të japin vendimet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button