fbpx

Samiti në Londër përfundoi, Tereza Mej paralajmëroi ndihmë financiare për Maqedoninë

Kryeministria e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Tereza Mej, si tregim të suksesshëm në mes të dy samiteve të BE-Ballkani Perëndimor e ka theksuar atë për Marrëveshjen për Emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, gjatë së cilës e ka uruar kryeministrin Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, duke theksuar se zhvillimi është i mundshëm, kumtoi Qeveria e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Kryeministrja britanike në Lodër ka paralajmëruar ndarje të mjeteve financiare për mbështetje projekteve për përforcimin e administratës në Maqedoni, por edhe për trajnime digjitale të një milion fëmijëve në shkollat fillore në rajon, me qëllim që ta njohin fuqinë e tyre në botën moderne.

Shefi i Qeverisë së Maqedonisë në margjinat e Samitit pati edhe takim të shkurtër me kancelaren e Gjermanisë, Angel Merkel, në të cilin e ka njoftuar me përgatitjet për referendumin e ardhshëm për realizimin e dispozitave të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të Maqedonisë dhe të Greqisë dhe për partneritetin strategjik.

Agjenda e punës në Samitin BE- Ballkani Perëndimor në Londër përfundoi me pres konferencë të përbashkët të kryeministres britanike Mej, të kancelares Merkel dhe të eurokomisarit për politikë fqinje dhe zgjerim të BE-së, Johanes Han.

Merkel Zaev
Merkel Zaev

Në konferencën për shtyp u theksua se BE dhe Gjermania, veçanërisht përmes Procesit të Berlinit, mbeten edhe më tej të përkushtuar në mbështetjen e afirmimit të vlerave evropiane në rajon, në projekte për ndërlidhje dhe për bashkëpunim rajonal dhe në projekte për sigurinë e rajonit dhe të Evropës dhe se për projektet e ardhshme është paraparë edhe mbështetje e re financiare prej fondeve të BE-së.

Në përbërjen e delegacionit qeveritar të kryesuar prej kryeministrit Zoran Zaev në Samitin BE-Ballkani Perëndimor (Procesi i Berlinit), që u mbajt në Londër, ishin edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

KE, 1 miliardë euro për stabilitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close