Greqia do të largojë dy diplomatë rus për shkak të përpjekjeve që ta minojnë Marrëveshjen për Emrin

Qeveria e Greqisë ka sjell vendim që të largojë dy diplomatë rus dhe t’ua ndalojë hyrjen, duke i akuzuar se janë përpjekur që të përzihen në punët e brendshme të Greqisë, me qëllim që ta minojnë Marrëveshjen për Emrin, njofton gazeta greke “Katimerini”, transmeton Portalb.mk.

Diplomatët ngarkohen për përpjekje që të tërheqin dhe të japin informata, si dhe që të korruptohen personat zyrtar grek. Sipas burimeve të larta në diplomacinë greke, Athina ka kërkuar që diplomatët menjëherë ta lëshojnë shtetin.

Paraprakisht ka pasur përpjekje të shumta të koordinuara që të përforcohet ndikimi rus në Greqi, mes tjerash edhe nëpërmjet aktiviteteve të Shoqatës Imperialiste Ortodokse Palestineze. Ka pasur edhe qëllim të qartë që Rusia  të përzihet në çështjet sensitive që Marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë të ndikojë negativisht në Ballkan.

Nga MPJ-ja e Rusisë sot kanë kumtuar se do të përgjigjet në mënyrë përkatëse ndaj largimit të diplomatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button