Krepa të njelmët me kungulleshka
Shumë të shijshme dhe të parezistueshme…
Nevojiten:
1 kungulleshkë më e madhe (rreth 270 gr)
1 thelb hudhre
2 vezë
pak majdanos
1 lugë e vogël pluhur pjekurinash
100 gr miell
100 ml qumësht
50 gr ermik
pak erëza të thata
kripë, piper
Përgatitja:
– Kungulleshka qërohet dhe kalohet në rende.
– Hudhra dhe majdanosi grihen imët dhe shtohen tek kungulleshka. Pastaj shtohen të gjithë prëbërësit e tjerë dhe përzihet mirë. Shtoni erëza sipas shijes.
– Në një tavë më të madhe në plakë shporeti ngrohni pak vaj. Me lugë të madhe merrni nga masa e kungulleshkave dhe vendosni në tavë. Shtypni pak me lugë për të formuar krepa.
– Fërgoni nga të dy anët derisa nuk marrin ngjyrë të artë.