Merkel: Ballkani Perëndimor duhet “të sigurohet” me europerspektivë

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot nga Samiti për Ballkanin Perëndimor në Londër u angazhua për afrimin  e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, duke theksuar se rajoni duhet “të sigurohet” me perspektivë evropiane.

Merkel theksoi se ajo është plotësisht e përkushtuar në europerspektivën e rajonit edhe krahas kundërshtimit të disa anëtareve të BE-së  në zgjerim të shpejtë të bllokut.

Kancelarja gjermane theksoi se qëllimi kryesor duhet të jetë përforcimi  i lidhjeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që do të jetë e mundur përmes “ndërtimit të infrastrukturës, bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit të të rinjve”.

Paraprakisht edhe Komisioni Evropian porositi se Samiti për Ballkanin Perëndimor në Londër  tregon që Bashkimi Evropian vazhdon  ta përforcojë bashkëpunimin me rajonin me përkushtim të qartë dhe masa konkrete, duke u fokusuar  në tre fusha kyçe të bashkëpunimit, ekonomisë, sigurisë dhe pajtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button