VAJZAT NGA ANGLIA

Ne, si një grup i vogël adhuruesish të ecjes, ngjtjes majeve të larta  dhe vizitave  të ujëvarjeve dhe  liqejëve të masivit  malor të   Sharrit, nën moton “ Ruajmë  shëndetin duke i njohur  për së afërmi bukuritë  e vendit tonë”  të dielën (8.07.2018) gjatë vizitës së liqejëve të Bogovonjës dhe liqenit të Bardhë, gjatë rrugëtimit tonë, patëm rastin  t i  takojmë  tri vajzat nga Anglia. Për ne ishte një takim i veçantë sepse  ato na befasuan me guximin  dhe trimërinë e tyre,  të  kalojnë  këto shpatije sa tërhjekëse aq më tepër edhe sfiduese! Netët (e ftohta) i kalonin nën qiellin e hapur nëpër tenda; ne ishim me veshje të  trasha kurse ato  me pantallone të shkurta dhe maica. Pyes veten: – ku janë  femrat shqiptare? A do të kishin sakrifikuar dhe rezikuar deri në këte shkallë? Me siguri se JO.  I till është mentaliteti ynë njëherë shqipëtar dhe mandej balkanas.Edhe pse janë bërë disa hapa fillestar në këte drejtim, që u pa nga prezenca edhe e femrave në disa marshuta organizuar nga  disa shoqata malorësh  të cilat sa vinë e shtohen këtu te ne, por prap larg jemi nga ajo që është civilizuese. Aritëm të kuptojmë se prej nga vijnë, profesionin e tyre, për përvojat  në këte drejtim të bjeshkatarisë dhe  rrëfyen edhe për mbresat  tyre gjatë këtyre avanturave  malore.  U shprehën në superlativ për bukuritë natyrore të këtyre viseve që deri në ate moment i kishin vizituar.

SHKAKU TJETËR është  të  animojë qytetarin  i cili është i kapluar nga ngërçi  i stresit , mobingut,  neurozave që krijonë kjo jetë dinamike me plotë  sfida dhe turbulenca, që nëpërmjet  këtij lloj , ta quaj, sporti të gjejë pushimin , freskimin shpirtëror dhe ate fizik në bikuritë bjeshkëve, shushuritjen  lumejëve dhe këngën e zogjëve.Marshutat  e shumta që organizohen  nga shoqata malore , të cilat kanë filluar të shpeshtohen dhe të masovizohen me pjesëmarrje,  më gëzojnë pa masë sepse  e kanë një karakter dhe qëllim të shoqërimit, integrimit , të njohtimit  me bukuritë natyrës  dhe të ngritjes së vetëdijes  dhe kulturës ambientaliste

“ T’ I KËTHEMI NËNËS NATYRË SE ATY ËSHTË MË MIRË!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button