Maksuti në konferencë eksperte në Vjenë për përkrahjen ushtarake të institucioneve civile

Emigracioni në Evropë është sfidë e përbashkët dhe kërkon qasje gjithëpërfshirëse, politika kredibile dhe aktivitete jo vetëm në afat të shkurtër,  por edhe në afat të mesëm dhe të gjatë, porositi sot zëvendësministri i Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Bekim Maksuti në hapjen e  konferencës eksperte me temën “Përparimi i sinergjive: Mbështetje ushtarake e institucioneve civile” në Vjenë.

Sipas tij, kjo gjendje arriti dimension ndërkombëtar, duke ndikuar në sigurinë dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian dhe të vendeve  të përfshira  nga rutat emigruese.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Maksuti është fokusuar në përvojat e Maqedonisë, përmes të cilave në vitin 2015 dhe 2016 ka kaluar “Ruta emigruese ballkanike”, duke theksuar se  leksionet e mësuara  flasin  se angazhimi i përbashkët i forcave ushtarake dhe institucioneve civile nuk janë vetëm të mundshme, por të dëshiruara për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Zëvendësministri ka theksuar se një nga përfitimet kryesore të asaj gjendje është përgjigjja e përbashkët e forcave dhe kapaciteteve nga shumë vende evropiane, duke e përfshirë edhe Austrinë të cilët dërguan  forca policore në kufirin e Maqedonisë. Për momentin në përkrahje të forcave të Maqedonisë janë 147 policë, 20 prej tyre nga Austria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button