Kampionati Botëror, sot dhe nesër mësohen finalistët

 Në ndeshjet e gjysmëfinales që do të zhvillohen sot dhe nesër, do të mësohen finalistët e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja e parë do të luhet sonte mes Francës dhe Belgjikës në stadiumin “Saint Petersburg” në ora 20:00.

Ndeshjen do të referojë arbitri uruguajan Andres Cunha.

Ndërsa ndeshja ku do të mësohet finalisti i dytë do të luhet nesër, mes Kroacisë dhe Anglisë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Luzhniki” në Moskë me fillim në ora 20:00.

Ndeshjen do ta referojë arbitri turk Cüneyt Çakır.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button