Çeku: Shumica e serbëve kërkojnë të hyjnë në Forcat e Sigurisë së Kosovës sesa t’i braktisin

Zëvendësministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku deklaroi se organet kompetente i kanë identifikuar personat të cilët sipas instruksioneve të autoriteteve të Beogradit, u kanosen dhe i shantazhojnë serbët të cilët janë pjesëtarë të FSK-së që ta braktisin atë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Çeku në një intervistë për T7, mbrëmë tha se këta persona kryesisht kryejnë presion ndaj prindërve të pjesëtarëve të forcave të Kosovës për t’i bindur fëmijët e tyre të dalin nga FSK-ja.

“Shantazhuesit dhe kanosësit janë identifikuar dhe organet e rendit merren me ta”, tha Çeku, duke implikuar se e gjithë puna koordinohet nga Beogradi zyrtar.

Sipas ish-kryeministrit dhe ish-ministër i FSK-së, më i madh është numri i serbëve të cilët çdo ditë paraqitjen për të qenë pjesë e Forcës së Kosovës sesa i atyre të cilët kërkojnë t’i braktisin.

Përveç kësaj, tha Çeku, edhe shumica e atyre që kanë dorëzuar kërkesë për t’u liruar nga shërbimi, vazhdojnë çdo ditë të vijnë në punë.

Mediat në Kosovë dhe në Serbi informojnë se në dhjetë ditët e kaluara rreth 40 serbë të Kosovës kanë dorëzuar kërkesë për t’u liruar nga shërbimi në Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Sipas autoriteteve kosovare dhe mediave në gjuhën shqipe, ata në shpjegimin e tyre kanë thënë se nuk mund t’i rezistojnë presionit dhe kanosjeve të autoriteteve serbe dhe të strukturave paralele serbe në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button