Mbi 140 të vdekur nga përmbytjet në Japoni

Së paku 141 njerëz u konfirmuan të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë shkaktuar shirat në Japoninë perëndimore.

Ky është numri më i madh i vdekjeve nga shirat në Japoni në më shumë se tri dekada, transmeton REL.

Ekipet e shpëtimit po gërmojnë nëpër baltë dhe rrënoja për të gjetur të mbijetuar, pasi dhjetëra njerëz janë të zhdukur.

Rreth dy milionë vetë janë evakuuar nga rajoni.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, anuloi një udhëtim jashtë vendit.

Më shumë se 70,000 punonjës të shpëtimit, përfshirë shërbimin e zjarrit dhe ushtrinë, janë të përfshirë në përpjekjet për ndihmë.

Paralajmërimet e përmbytjeve janë ende në fuqi për disa nga zonat më të goditura, përfshirë prefekturën Okajama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button