Izraeli do të mbyllë pikën kufitare të hyrjes së mallrave tregtare në Gaza

 Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar se Izraeli do të mbyllë pikën kufitare Kerm Ebu Salim e cila është e vetmja pikë kufitare që përdoret për hyrjen e mallrave tregtare në Gazën nën bllokadë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim në grupin parlamentar të partisë Likud, Netanyahu, ka theksuar se do të sjellin sanksione të reja kundër Hamasit i cili ka në dorë qeverisjen e Gazës.

Duke vënë në dukje se këto sanksione do t’i nisin me mbylljen e pikës kufitare Kerm Ebu Salim nga ku kryhet hyrja e mallrave tregtare nga Izraeli në Gaza, Netanyahu tha se “Kundër Hamasit do të vendosim menjëherë masat e shtrënguara. Si një hap i rëndësishëm sot do të mbyllim pikën kufitare Kerm Ebu Salim. Në shtesë të kësaj do të hedhim edhe hapa të tjerë”.

Në lidhje me masat e tjera që kanë planifikuar Netanyahu nuk ka bërë ndonjë deklaratë.

Pika kufitare Kerm Ebu Salim ishte pika e vetme kufitare ky kryhej hyrja e mallrave tregtare nga Izraeli në Gaza dhe për shkak të bllokadës qeveria e Tel Avivit vendoste kufizime në hyrjet në Gaza.

Ndërkohë bëhet e ditur se Izraeli lejon funksionimin e pikës kufitare Beyt Hanun (Erez) për kalimin e udhëtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button