Irak, vritet në Mosul nga forcat fisnore një lider i DEASH-it

Forcat fisnore lokale në Mosul të Irakut kanë vrarë njërin nga liderët e organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjenerali i ushtrisë irakiane, Hamid al-Juburi, njoftoi se forcat e armatosura të bashkësive fisnore lokale në jug të Mosulit kanë vrarë dy pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH.

Ai njoftoi se në mesin e të vrarëve është edhe Ahmed Farhan Hamdan al-Ubeidi, i cili njihet si lider i DEASH-it në veri të Irakut.

Al-Juburi tha se forcat irakiane edhe në lindje të Mosulit arrestuan pesë persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DEASH.

Organizata terroriste DEASH në verën e vitit 2014 pushtoi Mosulin dhe disa rajone fqinje, ndërsa përmes operacionit të përbashkët të forcave irakiane rajoni u çlirua në korrik të vitit të kaluar. Kërcënim të vazhdueshëm mbi sigurinë në Irak edhe më tej paraqesin celulat e ashtuquajtura të heshtura të DEASH-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button