Luis Enrique emërohet trajner i ri i Spanjës

Ish-futbollisti dhe trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, është emëruar trajner i ri i kombëtares së futbollit të Spanjës, raporton Anadolu Agency (AA).

Federata e Futbollit të Spanjës konfirmoi sot se është arritur marrëveshje, ku Enrique nënshkroi kontratë dy vjeçare.

Trajneri spanjoll Enrique ulet në karrigen e nxehtë të trajnerit të Spanjës pas paraqitjes së dobët dhe eliminimit në të 1/8 e finales së Kampionatit Botëror në Rusi.

Kriza në kampin spanjoll të futbollit filloi një ditë para Botërorit kur Federata shkarkoi trajnerin Julen Lupetegui për shkak të nënshkrimit të kontratës me Real Madridin.

Në Kampionatin Botëror në Rusi i udhëhoqi Fernando Hierro, ish-drejtori sportiv i ekipit kombëtar, i cili dha dorëheqjen dje si trajner dhe nuk pranoi të kthehej në punën e drejtorit në kombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button