Partia e Baçevit ka doëzuar propozim-ligj për amnisti të dhunuesve të 27 prillit

Partia e Janko Baçevit, “Maqedonia e Bashkuar” ka dorëzuar propozim-ligj për faljen e të gjithë pjesëmarrësve në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit. Ligjin e kanë dorëzuar deri tek deputetët e VMRO DPMNE-së, me të cilin kërkojnë lirimin dhe ndërprerjen e ndjekjes penale të deputetëve për ngjarjet e 27 prillit. Lidhur me propozimin e tyre, mbështetje presin edhe nga partitë shqiptare, me arsyetimin se falja në vitin 2001 për pjesëmarrësit në konfliktin e armatosur ka qenë për vepra edhe më të rënda, njofton Alsat M.

VMRO-DPMNE tashmë po konsultohet me ekspertë rreth formatit për Ligjin e amnistisë për ngjarjet e 27 prillit. Nuk e komentuan nismën e sotme të cilën ua dorëzoi Janko Baçevi.

Për LSDM-në në pushtet amnistia është mision i pamundshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button