Për kryetarin e Gostivarit, Arben Taravari

I nderuari z. Taravari,

Më lejoni si i pari i Gostivarit me Ju të ndaj dhimbjen, mllefin dhe kujtesën, për shkak të përvjetorit (21) të ushtrimit të terrorit shtetëror mbi qytetarët dhe qytetin e Gostivarit më 9 korrik 1997 .

Miku im, operacioni policor ishte konstrukt për demonstrimin e dhunës, ndërsa vendimi i Gjykatës kushtetuese ishte vetëm alibi.

Operacioni ishte plotësisht i pa nevojshëm, madje në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën. Ligji për përdorimin e flamujve u miratua në pik të natës më 08 korrik 1997 ndërkaq pa aguar 9 korriku ishte e botuar “Gazeta Zyrtare e RM”. Deri më ora 23 e 45 minuta të 8 korrikut Maqedonia nuk kishte ligj për përdorimin e flamujve. Abrogimi i pjesës së ligjit të regjimit socialist që përcaktonte mënyrën e përdorimit të flamujve të kombësive ishte i bërë me amendament në vitin 1989. Pra nuk mund të sanksionohet një sjellje e cila paraprakisht nuk është e përcaktuar me ligj. Vendimi i gjykatës kushtetuese lidhur me vendimin e Komunës së Gostivarit thekson se Këshilli e ka bazuar vendimin e vetë në dispozita që ishin të pa qena pra të abroguara më vitin 1989 dhe kaq, dhe jo se shqiptarët nuk kanë të drejtë përdorimin e flamurit të tyre, por sesa do të mundej të rinë në shtizat para komunës si mënyrë e përdorimit të tyre Maqedonia nuk kishte ligj në fuqi. Ligji i ri i miratuar në mesnatë me truk u firmos si precedent vetëm nga Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë atëherë T. Petkovski, veprim të cilin gjykata e cilësoi si antikushtetues.

Këto, i nderuari Taravari janë vetëm pak fakte, sa për të rikujtuar këtë ngjarje makabre dhe për të shprehur bindjen time të thellë se familjet e të vrarëve, të rrahurve, qytetarët e Gostivarit dhe Gostivari juridikisht dhe politikisht kanë të drejtën për dëmshpërblim shumëdimensional nga ana e shtetit që zbatoi terrorin antikushtetues dhe plotësisht të pa nevojshëm.

Qytetarët dhe Komuna e Gostivarit kanë të drejtë dhe nevojë për përkrahje dhe dëmshpërblim nga shteti e jo për sabotime dhe pengesa burokratike nga pushteti shtetëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button