Bisedë telefonike Vuçiq – Merkel për bashkëpunimin rajonal dhe emigrantët

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot ka biseduar me telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel për gjendjen në rajon dhe krizën e emigrantëve, njoftojnë nga kabineti i tij.

Në bisedën, Vuçiq ia ka përcjellë kancelares gjermane Merkel opinionin se zona rajonale ekonomike dhe ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë është e një rëndësie të madhe për Ballkanin Perëndimor dhe e ka lutur që me autoritetin e saj të përshpejtojë realizimin e këtyre projekteve.

Dy bashkëbiseduesit kanë folur edhe për bashkëpunimin rajonal në vigjilje të Samitit të procesit të Berlinit në Londër që të rishikojnë mundësitë e rezultateve të samitit dhe pranimit të saj në Ballkanin perëndimor me qëllim avancimin e bashkëpunimit në rajon.

Vuçiq dhe Merkel kanë biseduar edhe për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe janë pajtuar se bisedimet janë të patjetërsueshme dhe se ruajtja e paqes dhe arritja e kompromisit janë me rëndësi për të dyja palët.

Në samitin në Londër merr pjesë delegacioni serb në krye me kryeministren Ana Bërnabiq dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button