Roth: Marrëveshja për Emrin është dëshmi se është e mundshme të tejkalohen edhe dallimet e mëdha

Marrëveshja historike mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit dëshmoi se është e mundshme që të tejkalohen edhe dallimet e mëdha bilaterale, nëse rritet besueshmëria dhe ekziston vullnet politik, deklaroi sot sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Roth, njofton Portalb.mk.

Ai në kumtesë, përpara pjesëmarrjes në takimin e shefave të diplomacisë së Samitit BE – Ballkani Perëndimor në korniza të procesit të Berlinit në Londër, ka theksuar se stabiliteti i zhvillimit demokratik të vendeve në rajon është në interes, si për Gjermaninë, ashtu për Evropën, por edhe se është e rëndësisë së veçantë për vetë sigurinë.

“Mbledhja është mundësi për vendet e rajonit që ta përmirësojnë bashkëpunimin rajonal dhe me atë ta nxisin afrimin e tyre në BE”, theksoi Roth.

Ai ka thënë gjithashtu se me qëllim të rritjes së besueshmërisë, jo vetëm në mes politikanëve, por edhe qytetarëve, Qeveria e Gjermanisë e përkrah punën e komunitetit rajonal rinor në korniza të procesit të Berlinit.

“Këtu bëhet fjalë për pajtim të gjeneratave të ardhshme në rajon, në të cilin ende janë të pranishme plagët e luftërave”, tha Roth.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button