Autoritetet kineze “lusin” mediat të kenë kujdes me kritikat ndaj Trampit

Në vlugun e negociatave tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, autoritetet kineze u kanë dërguar “lutje” mediave në shtet që të mos përdorin qëndrime agresive dhe të ashpra kur e kritikojnë presidentin amerikan Donald Tramp, ka njoftuar gazeta “Saut Çajna morning post”.

“Si duket pala kineze bën përpjekje të shmang përkeqësimin shtesë të raporteve me Trampin dhe komplikimin e procesit negociues”, njofton gazeta.

Tramp ka vënë doganë për importimin e çelikut dhe aluminit me ç’rast Kina është përgjigjur me doganimin e disa produkteve amerikane, pas çka vijojnë negociatat e vështira mes dy vendeve.

Sipas gazetës, kritikat e mëdha ndaj Trampit mund të shkaktojnë reagime negative në SHBA dhe t’i dëmtojnë negociatat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button