Granit Xhaka e sjellë në Kosovë fanellën me të cilën i shënoi gol Serbisë (Foto)

Futbollistët me prejardhje nga Kosova që luajnë për Zvicrën, vazhdojnë të mbajnë lidhje të forta me vendin e prejardhjes së tyre.
Njëri prej tyre është Granit Xhaka, që pushimin më të vogël që ka te skuadra e tij e shfrytëzon për të kaluar në Kosovë me familjarët e tyre.

Pas eliminimit nga Kupa e Botës me Zvicrën ku u mundën 1:0 nga Suedia, Granit Xhaka ka vendosur të vijë në Kosovë për qëndrim disa ditorë, transmeton Lajmi.net.

Ylli i Arsenalit pushimet po i kalon në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Ky pushim duket të jetë më i veçantë për të, që në Kosovë ka sjellë edhe fanellën e famshme të 22 qershorit, njërin nga golat më të bukur në karrierën e tij ia shënoi Kombëtares së Serbisë në Kupën e Botës, kombëtare të cilën e mposhtën dhe e eliminuan nga evenimenti kryesor i futbollit këtë vit.

E fanellën me të cilën i shënoi gol Serbisë dhe festoi pastaj me shqiponjë, ai ia ka dhuruar kushëririt të tij, Agon Xhaka, që paraqitet në radhët e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Agon Xhaka, në rrjetet sociale

“22 qershori”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button