Më shumë se 50 persona janë përfshirë në një grup kriminel në Strugë, mes tyre edhe policia

Inspektorë, policë, roje të burgut, por edhe biznesmenë lokalë janë përfshirë në grupin e mirëorganizuar për shitjen e e drogës dhe armëve në Strugë dhe rajonin e saj. Sipas informatave jozyrtare të “Makfaks” janë përzier më shumë se 50 njerëz dhe mes tyre ka edhe funksionarë, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk zbulojnë më shumë detaje sepse aksioni policor ende po zgjat.

“Në hetim është konfirmuar se grupit kriminel i kanë ndihmuar edhe inspektorë të Strugës dhe kundër tij do të merren masa përkatëse. Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me aktivitetet për sigurimin e materialeve dëshmi për personat tjerë për shkak ekzistimit të dyshimit se janë kryer vepra penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të njoftohet Prokuroria Publike Kompetente”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Ndryshe, dje policia arrestoi shtatë persona për mbajtje të armëve pa leje dhe shitje të drogës. Personat veçse kanë qenë të dënuar dhe kanë mbajtur burg të tipit të hapur, ndërsa një person është në arrati. Gjatë bastisjes në disa objekte janë gjetur shtatë pistoleta, gjashtë mijë euro si dhe materiale të tjera dëshmi për veprat penale të kryera. Bastisje ka pasur edhe në hapësirat zyrtare të burgut të Strugës, nga ku është marrë dokumentacioni. Drejtoi i burgut, Armend Shaqiri nuk është në mesin e personave të arrestuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button