Albright: Trump është presidenti më jodemokratik në historinë e SHBA-së

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, ka thënë të shtunën për CNN se ajo nuk beson që Donald Trump është një lider fashist, megjithatë “është presidenti më jodemokratik në historinë moderne të SHBA-ve”, njofton Klan Kosova.

“Nuk mendoj se është fashist, por mendoj se është presidenti më jo demokratik në historinë moderne të Amerikës. Dhe kjo gjë më shqetëson”.

Ish-sekretarja ka folur për këtë edhe në një intervistë për BBC-në.

Madje ka thënë se nuk është e lehtë për të si ish-diplomate ta kritikojë presidentin e vet në një shtet të huaj, por i duhet sepse është shumë e shqetësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button