Pushuesit flasin për të shtënat me armë në Dhërmi: Atje kishte dhe nëna me foshnje

Vetëm fati i shpëtoi dhjetëra pushues që natën e së shtunës kishin dalë për të kaluar disa orë në një nga lokalet e Dhërmiut.

Kur nisën të shtënat me armë, në lokal ishin edhe nëna me foshnjat e tyre, treguan dëshmitarët.

Një ditë më pas, përplasja me armë është tema e ditës në bisedat mes pushuesve, transmeton https://tvklan.al/lan.

Në plazh jeta e pushuesve ka rinisur normalisht, por frika dhe pasiguria mbetet. Ka nga ata qe ngjarje si ajo qe ndodhi ne lokalin e natës i krahasojnë edhe me vrasjet masive, që ndodhin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas ngjarjes policia arrestoi 23-vjeçarin Emiljano Nina. Ky është një person me precedentë të rëndë penale, që lëvizte i armatosur dhe që mund të ishte bërë shkak për një masakër të vërtetë./Klan

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button