Sulm terrorist në Tunizi, lë të vdekur të paktën 9 policë

Sipas vlerësimeve të para të një sulmi terrorist të ndodhur në krahinën Jendouba në veri të Tunizisë ka lënë të vdekur të paktën nëntë policë.

Televizioni shtetëror i Tunizisë njofton se forcat e sigurisë me detyrë në Njësitë e Gardës Kombëtare të ministrisë së Brendshme, ishin shënjestër e sulmit terrorist në rajonin Gar ed-Dima të krahinës Jendouba, përcjell Telegrafi.

Ndaj dy automjeteve ku ndodheshin pjesëtarët e forcave të sigurisë është kryer një sulm me bombë në një rajon malor në afërsi me kufirin e Algjerisë. Theksohet se pas kësaj një grup i armatosur ka hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë. Sipas vlerësimeve të para të paktën 9 pjesëtarë të sigurisë kanë humbur jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button