Pesë mijë euro kompensim për kryetarin e Bordit të drejtorëve të Telekom Maqedoni, Nazim Bushin

Telekomi i Maqedonisë për 5.2 herë e ka rritur kompensimin mujor që do ta marrë kryetari i bordit të drejtorëve, Nazim Bushi. Me këtë vendim, Nazim Bushi do të marrë pesë mijë euro kompensim neto, në vend të dy mijë eurove siç ishte deri tani, transmeton Portalb.mk.

Vendimi është marrë në fund të muajit të kaluar dhe justifikohet me rritjen e portofolit të aktiviteteve. Kompensimet për anëtarët e mbetur mbetën të njëjta, gjegjësisht 1.500 euro për zëvendëskryetarin e Bordit të drejtorëve dhe 1.000 euro për të tjerët. Edhe pse vitin e kaluar kur kishte qeveri teknike ekzistonte përpjekje që edhe këto kompensime të rriten, por nuk u bë për shkak të presionit nga opinioni.

Qeveria në Telekomin e Maqedonisë posedon 38.88%, ndërsa në kompani gjithashtu janë bërë edhe ndërrime të drejtorëve. Nga 1 korriku i këtij viti drejtor kryesor ekzekutiv është Nikolla Lushev, i cili vjen nga Telekomi i Malit të Zi, ndërsa më parë ishte drejtor i operatorit VIP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button