Anglia mposhti Suedinë, në gjysmëfinale pas dekadash zhgënjim (VIDEO)

 Anglia është gjysmëfinalistja e tretë e Botërorit Rusi 2018. Të besuarit e Southgate ia dolën të mposhtin me shifrat 0-2 Suedinë dhe tanimë do të presin të qetë kundërshtarin që do të dalë nga përballja Rusi-Kroaci.

Goli i parë u shënua në minutën e 30 nga Herry Meguire, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një krosi të ardhur nga e majtë. Mbrojtësi i “dhelprave” të Leicesterit goditi bukur topin me kokë, duke ndezur festën në stadium.

Me shifrat 0-1 përfundoi pjesa e parë, ku nordikët ishin vendosur mirë në mbrojtje, por “Tre Luanët” u shfaqën të shpejtë duke ia prishur balancat kundërshtarëve.

Pjesa e dytë nisi sërish me një Angli më dominuese që dyfishoi shifrat në minutën e 59-të pas një tjetër goli me kokë, që këtë herë mban firmën e Dele Ali-it.

Suedia mbetet padyshim një nga surprizat e këtij Botërori, një ekip solid që ia doli të mbërrije pa Ibrahimoviçin deri në çerekfinale.

Megjithatë Anglia e meritoi gjysmëfinalen dhe tanimë duket se po shkruan lavdinë pas dekadave zhgënjim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button