Shtypi brazilian: Na eliminoi VAR…

Në ndeshjen Brazil-Belgjikë ndodhi një episod që po vazhdon të shkaktojë debat. Në minutën e 55-të, kur belgët po kryesonin 2-0, pati një kontakt në zonën e tyre mes Kompany dhe Gabriel Jesus.

Menjëherë regjia ndërkombëtare tregoi dhomën e VAR, atje ku kishte një debat të ndezur për vendimin që duhej marrë. Nuk u dha penallti për Brazilin, e cila mund të kishte hapur ndeshjen.

Pasi e kanë shqyrtuar episodin për rreth dy minuta, italiani shef i VAR, Orsato nuk akordoi 11-metërsh, por gjermanët Borsch dhe polaku Gil, sipas asaj që shkruan “Globo Esporte”, kishin mendim ndryshe.

“VAR dhe “i verbëri” Orsato na nxorën nga Botërori,” – shkruante kjo gazetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button