Është nënshkruar marrëveshja për emrin, për implementimin do të presim

Premtim: Marrëveshja për emrin me Republikën e Greqisë prioritet

[Burimi: Portalb.mk , data:09.07.2017]

ARSYETIM:

Vite më parë funksionarët e lartë të BDI-së, mes të cilëve edhe lideri Ali Ahmeti, premtoi zgjidhje të shpejtë të çështjes së emrit, me qëllim që të hapet rruga e integrimeve të vendit në BE dhe në NATO. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Republikën e Greqisë për t’i dhënë fund çështjes së emrit prej dy dekadash e gjysmë, këtë premtim të BDI-së e vlerësojmë si “duke u realizuar”. 

Me 17.06.2018 në fshatin Pseradec në Greqi, shefi i diplomacisë maqedonase dhe ai i diplomacisë greke, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas nënshkruan Marrëveshjen për emrin, implementimi i të cilës do të ndodh më tej. Sipas Marrëveshjes, pala maqedonase pranon emrin Republika e Maqedonisë Veriore për përdorim gjithëpërfshirës, ndërsa shtetësia e jashtme dhe e brendshme është maqedonase – qytetar i Republikës së Maqedonisë Veriore, gjuha është maqedonase – me prejardhje sllave.

Me 10.11.2013 Ali Ahmeti gjatë vizitës në Bruksel deklaroi:

Biseduam edhe për nevojat e zgjidhjes së emrit. Nga NATO apeluan deri te unë dhe qeveritë e shteteve të tjera që sa më shpejtë të arrihet konsensusi etnik që të mund të zgjidhjet kjo çështje. 

Në intervistën me 09.07.2017 Ali Ahmeti theksoi se dy prioritet më të rëndësishme për Maqedoninë janë: zgjidhja e çështjes së emrit dhe integrimi në BE dhe NATO. Atëherë, Ahmeti u shpreh:

Zgjidhja e çështjes së emrit është një prej prioriteteve tona më të mëdha. Ne jemi fqinj dhe e ardhmja jonë e përbashkët është në Bashkimin Evropian. Greqia duhet të mbajë pishtarin i cili na çon drejtë BE-së. 

Pas zgjedhjes së Qeverisë së Re me 31.05.2017 përfaqësuesi i BDI-së në Qeveri, Bujar Osmani, në rolin e zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, ishe i kyçur në bisedimet për emrin dhe vazhdimisht informonte opinionin për procesin e negociatave, për atë se në çfarë drejtimi zhvillohen dhe çfarë mund të pritet prej tyre.

Pas bisedimeve maraton, përfundimisht, me 12 qershor mediumet informuan se është arritur marrëveshje për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Ditën e njëjtë zëvendëskryeministri Bujar Osmani në lidhje me marrëveshjen e arrirë deklaroi:

Së bashku vendosëm për çështjen e emrit që na prek të gjithë neve. Së bashku morëm vendim për çështjen e cila me vite na ka lënë mbrapa. Sot shkruajmë histori, që do të na mundësojë të hapim rrugë për Maqedoni më të sigurt, më qëndrueshme dhe më të zhvilluar. 

Pesë ditë më vonë, me 17 qershor (2018) në Psarades, Greqi, kjo Marrëveshje u nënshkrua edhe nga ministrat e dy shteteve, Kocijas dhe Dimitrov, në prani të ndërmjetësuesit Methju Nimic, kryeministrave të të dy vendeve, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, si dhe në prani të përfaqësuesve të BE-së dhe KB-së.

Me 18 korrik Marrëveshja kaloi në seancën qeveritare dhe më pas me 20 qershor shumica e deputetëve e votuan edhe në Kuvend. Por, të njëjtën ditë nuk u nënshkrua nga Presidenti Gjorgje Ivanov dhe është kthyer mbrapsht në parlament për votim të dytë. Sipas Kushtetutës: “Kuvendi përsëri do të shqyrtojë ligjin dhe përderisa do të miratojë me shumicë votash të numrit të përgjithshëm të deputetëve, presidenti i Republikës është i detyruar që të nënshkruaj dekretin”. 

Përsëri, Ivanov njoftoi se nuk do ta nënshkruaj dekretin, deri në momentin kur është shkruar ky tekst (04.07.2018) nuk  dihet do të zgjidhjet kjo çështje, me çka faktikisht duhet të hapet rruga për referendum.

Duke pasur parasysh gjithë këto ngjarje, premtimin e BDI-së për “Çështja e emir me Republikën e Greqisë është zgjidhje me prioritet”, e vlerësojmë si “duke u realizuar”. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button