Bujqve ju mundësohet rimbursimi i taksës mbi të ardhurat personale

PREMTIM: Lirimi i bujqve nga tatimi personal. Në pajtim me reformat e ardhshme të parapara në sistemin e taksave, qytetarëve të cilët veprimtaria e vetme e tyre është bujqësia dhe plotësimi i kushteve për taksën e sheshtë, do t’i lirojmë prej pagesës së tatimit. 

[Burimi:  Programi i LSDM-së (2016 ): „Plani për jetë në Maqedoni“(faqe 90 dhe faqe 249), data: dhjetor 2016]

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM-së dhënë në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 në programin e tyre “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 90 dhe faqe 249), do t’i lirojë prej pagesës së tatimit personal të rimbursimit të bujqve të cilët plotësojnë kushtet për taksën e sheshtë, është realizuar. 

Nevoja për lirimin e bujqve prej pagesës së tatimit mbi të ardhurat personale, LSDM e arsyetoi me faktin se më shumë bujq paguajnë këtë tatim i cili shesh arrin vlerën më të madhe se sa të subvencionimit.

Me 14 dhjetor të vitit të kaluar (2017) ministri i bujqësisë Ljubço Nikollovski kumtoi se Ministria të cilën ai e udhëheq, së bashku me Ministrinë e Financave, kanë përgatitur propozim-ligj vendim për tatimin personal, me të cilin të gjithë bujqit të cilët veprimtari të vetme kanë bujqësinë dhe do kenë të hyra deri në një milion denarë gjatë vitit, ndërsa tatimi personal gjatë vitit do të ju mbahet dhe në fund do të ju kthehet i plotë.

Me këtë lehtësim të deritanishmë deri 300 000 denarë të hyra do të ju kthehen bujqve që cilët kanë të hyre deri në 1 milion denarë. Kjo do të thotë se 62 mijë bujq në fillim të çdo viti në llogarinë e tyre do të marrin një shumë të barabartë të tatimit të ndalur. Me këtë masë, rreth 7 milion euro më shumë para do të mbeten te qytetarët. Nga shteti drejtohet ka qytetarët-bujq. Kthim, do të thotë lirim, sepse në fund të vitit bujqit do të marrin paratë që cilat do të kthehen tek ato (Nikollovski). 

Nikollovskit atëherë sqaroi edhe se realizimi i tërësishëm i këtij detyrimi është ndërmarr para zgjedhjeve: “se bujqit do të lirohen nga taksa e sheshtë”. 

Një grup përfaqësuesish të LSDM-së një ditë më pas, me 15 dhjetor të vitit 2017  në Kuvend dorëzuan Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatim personat të të ardhurave, duke nënkuptuar se do të miratohet me procedurë të shkurtuar. Me këtë ligj (nenet 5,6 dhe 7) do të ndryshohet neni 31 i Ligjit për tatim personal i të ardhurave dhe shtohen edhe dy nene shtesë 31a dhe 31b, me të cilët propozohet kthimi i tatimit të cilin bujqit e kanë paguar gjatë vitit, ndërsa rregullohet edhe taksa e sheshtë e tatimit për shitësit e prodhimeve të veta bujqësore në tregun e gjelbër. Mënyra, procedura dhe kushtet për kthimin e tatimit personal i shkruan ministri i Financave në pajtim me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit.

Kuvendi në dhjetor (2017) votoi ndryshimet e Ligjit për tatim personal të të ardhurave të cilat hynë në fuqi me 1 janar të vitit 2018.

Me 11 qershor të këtij viti Drejtoria e të hyrave publike kumtoi se i kanë thjeshtësuar procedurat tatimore për bujqit.

Duke pasur parasysh atë që u tha më lartë mund të përfundohet se premtimi i LSDM-së dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016, se do të lirojë bujqit prej tatimit personal, është realizuar. 

BURIMI: VËRTETËMATËSI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button